LIFESTYLE, 21 Nëntor 2017, 12:19

Ja surpriza që i dashuri biznesmen i bën Adelina Tahirit!

Pak kohë më parë këngëtarja Adelina Tahiri, pohoi publikisht se prej disa kohësh është në një lidhje stabël me një biznesmen.

Ai e trajton këngëtaren si një princeshë, duke e mbuluar me dhurata më të bukura që mund ti ëndërrojë çdo femër.

Mbrëmjen e djeshme duke e befasuar këngëtaren, ai i ka dhuruar një shportë të madhe me trëndafila të kuq.

“Faleminderit dashuria ime, të dua”, ka shkruar Adelina, teksa e ka publikuar fotografinë në Instagram.

Këngëtarja në një intervistë televizive, deklaroi se është mjaft e dashuruar  dhe se për momentin fokusi i saj është marrëdhënia dhe jo karriera.

“Më trajton si princeshë. Është lidhje e gjatë dhe serioze, dhe jam shumë e dashuruar. Si asnjëherë tjetër. Unë e kam gjetur princin, për mua është mashkulli ideal. Për të jam e përkryer”, ka treguar Adelina.