LIFESTYLE, 20 Nëntor 2017, 16:03

Rezart Veleshnja imiton Ardit Gjebrean, ja si reagon moderatori pas takimit

Një nga personazhet e rinj që Rezart Veleshnja ka sjellë këtë sezon në Portokalli është moderatori, Ardit Gjebrea.

Aktori e imiton në mënyrë të përsosur moderatorin e njohur të ekraneve shqiptare.

Ai imiton çdo të diel Arditin dhe ky i fundin duhet ta ketë parë një herë vetme po deri tani nuk e dinim mendimin e tij për të.

Më në fund Rezarti e ka takuar Arditin sot dhe kanë realizuar një foto të cilën, aktori i humorit e ka postuar në Instagram.

Por siç e shohim nga fytyra e Gjebreas, ai e ka pritur mjaft mirë sepse duhet i buzëqeshur krah Rezartit. “Me ne fund u bashkuam! Ne duhemi edhe kjo pune ka marre fund!! Respekte”, shkruan aktori në foton e realizuar me Arditin.