LIFESTYLE, 20 Nëntor 2017, 15:55

Bella Hadid hakmerret me The Weeknd në mes të sfilatës së Victoria’s Secret (Fotot)

Gjatë ditës së sotme në Shanghai është mbajtur sfilata më e shumëpritur e vitit, ajo e Victoria’s Secret.

Supermodelet më të adhuruara në botë, të njohura ndryshe si “Engjëjt e Victoria’s Secret”, parakaluan në pasarelë me të brendshmet e tyre super sexy duke lënë pa fjalë publikun.

Por sytë e të gjithëve kanë qenë mbi modelen Bella Hadid gjatë spektaklit, e cila ka çmendur rrjetet sociale me atë që është interpretuar si një hakmarrje ndaj ish-it të saj, The Weeknd, i cili sapo është ndarë nga Selena Gomez, pasi braktisi Bella-n për të.

Bukuroshja parakaloi në sfilatë duke buzëqeshur e lumtur dhe një postim në Insta Story që është bërë menjëherë viral, shkroi: “Dhe ajo buzëqesh!”.

Ky reagim i saj vjen pas zërave që pretendonin se The Weeknd po mundohej ta rifitonte sërish atë, pasi Selena e la për t’u rilidhur me Justin Bieber.