LIFESTYLE, 20 Nëntor 2017, 10:59

Presidenti Meta "vjedh" famën e Bes Kallakut

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përqafuar më në fund, si çdo politikan tjetër në Shqipëri, rrjetet sociale. Meta ka tashmë një profil në facebook, të cilin stafi e sponsorizon herë pas here në mënyrë që faqja të rritet.

Ajo që bie në sy, është se stafi përdor foto të Metës me aktorin e humorit, Bes Kallaku, në këto promovime për të rritur mundësinë e "pëlqimeve" në facebook. Edhe vetë Presidenti Meta është i bindur se fama e Besit kalon çdo kufi dhe duket se po "fiton" sadopak prej tij...

 

/TPZ.AL/