TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëtim pas udhëtimi, gëzim pas gëzimi e festë pas feste, na pasqyrohet jeta e humoristit Bes Kallaku përmes instagramit të tij.
Madje një pjesë e madhe e audiencës, pret me padurim të paktën një postim në ditë prej tij.
Pas dasmës së tij madhështore me bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj dhe pas një sërë deklaratash dashurie mes njëri tjetrit, Besi edhe sot ka festuar dhe ka gëzuar.
Madje mes gëzimit, humoristi nuk ngurroi të shpreh dhe dashurinë për të. Ana Kallaku, motra e Besit, ka festuar sot 25 vjetorin e lindjes, e cila përmes një fotoje qëndron përqafuar në krahët e të vëllait. "Urime ditlendjen e vogla e vllait, dashuria e gjakut. Zoti të bekoftë", shkruan Besi në instagramin e tij.
tpz.al