LIFESTYLE, 5 Tetor 2017, 14:25

U provua më në fund, qentë janë më dashur me njerëzit, se macet

U provua më në fund, qentë janë më dashur me
Mosmarrëveshja e përhershme midis njerëzve që preferojnë qentë apo macet ndoshta nuk do të përfundojnë kurrë. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se cili nga miqtë tanë të familjes na do më shumë. Si pjesë e një dokumentari të ri në BBC2 të quajtur "Cats v. Dogs", i organizuar nga ekspertët e kafshëve Chris Packham dhe Liz Bonnin, një neurolog ka hetuar se cilët kafshë i duan më shumë njerëzit. Ne tashmë dimë se, njëlloj si njerëzit, qentë lëshojnë 'hormonin e dashurisë' oksitocinën. "Ne kemi dëshmi mjaft të mira se qentë në të vërtetë i duan pronarët", thotë Dr Paul Zak, i cili  kreu studimin. "Disa studime në shkallë të vogël kanë treguar se kur pronarët ndërveprojnë me qentë e tyre, ato lëshojnë oksitocine. "Është një nga masat kimike të dashurisë tek gjitarët. Njerëzit prodhojnë një hormon në trurin e tyre kur kujdesen për dikë. Për shembull, kur shohim bashkëshortin apo fëmijën tonë, nivelet e këtij hormoni, në  gjakun tonë, zakonisht rriten me 40-60 përqind".

Neurologu kontrolloi nivelet e oksitocinës tek macet dhe qentë pasi luajtën me pronarët e tyre.

Ai mori mostrat e pështymës nga 10 mace dhe 10 qen në dy raste - 10 minuta para se të fillonte një seancë loje me pronarët e tyre dhe menjëherë pas - dhe testoi dy mostrat për oksitocinë.

Rezultatet tregojnë se hormoni u rrit me një mesatare prej 57.2% tek qentë, por vetëm me 12% tek macet.

 Kjo do të thotë në teori, se qentë i duan pronarët e tyre më shumë se sa macet.

/TPZ.AL/