LIFESTYLE, 3 Tetor 2017, 19:10

Elhaida Dani : Mami dhe babi janë dashuria e jetës sime

Elhaida Dani : Mami dhe babi janë dashuria e jetës sime

Një nga zërat më të mirë të muzikës Shqiptare Elhaida Dani, duket sikur i ka munguar goxha publikut shqiptarë. Atë nuk e shohim shpesh herë, që të promovohet përmes mediave apo rrjeteve sociale. Prej saj mund të dëgjojmë vetëm korrjen e suksesit por asgjë tjetër të njoftuar më parë.

E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, këngëtarja ka folur për rolin e saj në shfaqjen “Katedralja e Parisit”, provat e së cilës do nisin me datë 10 dhe do shfaqet në çdo fundjavë në Paris.

E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se si është jeta e saj në Itali, Elhaida thotë se: “Unë jam ose 100% punë ose 100% pushim. Baza ime është Italia dhe kur kthehem unë atje mundohem të organizojë ndonjë darkë me miqtë, të cilët janë të gjithë pjesë e fushës sime ku unë punoj, pjesë e muzikës”, thotë këngëtarja.

Gjithashtu Elhaida nuk le pa folur dhe për marrëdhënien me familjen e saj. “Mami, babai është dashuria ime e jetës dhe janë ata që më kanë dhënë gjithçka që unë kam sot. Atë energji që ata më japin qoftë dhe përmes telefonit, nuk ma jep askush”.