TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur nuk mungon dëshira, gjithçka është e mundur. Ka mënyra të ndryshme për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndaj tyre bamirësi. Ndryshe nga Shqipëria, në të cilën organizatat e bamirësisë nuk funksionojnë pa përfitime, në vendet jashtë nuk ndodh një gjë e tillë.
Emily Brett ka krijuar në Londër një organizatë jo-fitimprurëse, që ka për qëllim të ndihmojë refugjatët dhe azilkërkuesit, që të shërohen nga mizoritë. Ajo bëri bashkë një numër grash, që kishin vuajtur nga dhuna dhe që u përballën me statusin e refugjatit, duke u mësuar kështu në mënyrë vullnetare Joga-n.
Sipas saj, Joga është një aktivitet që ndihmon shëndetin fizik dhe mendor, stimulon ankthet dhe depresionin, duke rritur kështu elasticitetin e brendshëm dhe besimin.
Përmes seancave terapeutike, kjo organizatë ofron ndihmë dhe për nënat që i kanë mbijetuar abuzimit mendor dhe fizik. Por jo vetëm kaq. Ushqimi i nxehtë, ndihma ligjore, produktet sanitare dhe qasja në kujdesin shëndetësor mendor dhe fizik, janë disa nga shërbimet që ofron kjo organizatë, e quajtur ndryshe si “Ourmala”.
Themeluesja Emily thotë se: “Është gjëja më e dobishme që mund të bëjmë për ta, sepse njerëzit përmes Joga-s, fillojnë të ndihen përsëri njerëz”