LIFESTYLE, 3 Tetor 2017, 18:54

Zbulimi i Valëve Gravitacionale, shkenctarja shqiptare: Epokë e re në rrugëtimin e njerëzimit

Zbulimi i Valëve Gravitacionale, shkenctarja shqiptare: Epokë e re

Pak ditë më parë ish deputetja e parlamentit të Shqipërisë, paralajmëroi një zbulim shkencor që në fakt kishte impakt ndërkombëtarë në fushën e Gravitacionit.

Mimoza Hafizi, e cila na njohu me zbulimin e valëve Gravitacionale, sot në një postim në profilin zyrtar jep lajmin se pkërisht ky grup i shkencëtarëve ka fituar edhe Çmimin Nobel në fizikë. “Siç pritej, çmimi Nobel në Fizikë i jepet zbulimit të Valëve Gravitacionale. Tre fizikanët amerikanë, Rainer Weis, Barry Barish dhe Kip Thorne kanë kontribuar thelbësisht në eksperimentet që çuan në kapjen, për herë të parë në historinë e njerëzimit, të këtyre sinjaleve që vijnë nga thellësitë e Universit. Zbulimi i Valëve Gravitacionale është konfirmim e teorisë së Albert Einstein dhe hap një epokë të re në rrugëtimin e njerëzve drejt misterit: Nga vijmë? Ku po shkojmë? “, shkruan Hafizi.