AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 11:51

Edi Rama harron drogën, numëron sukseset në shëndetësi (video)

Edi Rama harron drogën, numëron sukseset në shëndetësi

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me një interpelancë të kërkuar nga deputeti Erjon Braçe me ministrin e bujqësisë, Niko Peleshi. Pas kësaj interpelance "të ashpër", Edi Rama është ngritur të flasë për sukseset e qeverisë së tij në shëndetësi.

Duket qartë se ka një përpjekje të mazhorancës për ta zhvendosur vëmendjen nga droga dhe skandali Tahiri, prandaj seanca e sotme ka qenë një miksim çështjesh pa lidhje me njëra tjetrën.

Edi Rama u rikthye te premtimi i tij për shëndetësinë falas. Ai tha se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të garantuar dhe falas kontrollin mjekësor bazë. Ai renditi të gjitha sukseset e koncesioneve të dializës, chek upit dhe sterilizimit, koncesione qindra milionë euroshe.

"Nëse deri dje për dializën buxheti i shtetit paguante 90 euro për një seancë, sot paguan 80. Kemi instrumenta mjekësor të standarteve Europiane. Edhe në spitalin ushtarak është vënë një shërbim me instrumenta të çertifikueshëm sipas standarteve Europiane. Këto nuk janë shërbimë për oligarkët".

Edhe pasi fjalën e ka marrë kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili mbajti një fjalim për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi sa i përket kultivimit të narkotikëve, kryeministri është ngritur sërish në foltore dhe ka filluar të flasë për Himarën dhe çështje të tjera pa lidhje me drogën.

/TPZ.AL/