AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 12:16

Rama flet italisht, i kthehet Basha: Mos bilbilos këtu!

Rama flet italisht, i kthehet Basha: Mos bilbilos këtu!

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha u përplasën ashpër në parlament, ndërsa nuk munguan edhe batutat.

Rama ironizoi Bashën duke i folur italisht: La voce del padrone (Zëri i Padronit), duke aluduar se qëndrimet e kryedemokratit nuk janë të tijat, por të Berishës.

Ndërsa Lulzim Basha iu rikthye Ramës duke i thënë që të mos bilbilos këtu por të flasë për fakte.

“1.3 miliard lekë euro drogë, ky që bilbilos këtu. Kryemashtruesi, kryepërfituesi i drogës, patrioti që ka rrënuar Shqipërinë. Ky që çon 260 mijë shqiptarë jashtë Shqipërisë, përgjatë 4 viteve. Po të ishe patrioti ti, kishe dhënë dorëheqjen. Në një sistem normal demokratik, t’i do të ishe shkarkuar.” – tha Basha në parlament.

/TPZ.AL/