TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani, i përndjekur nga strukturat e Policisë dhe të drejtësisë dhe i marrë në mbrojtje nga një shtet i Bashkimit Europian, sot, përmes një postimi në Facebook, komenton aksionin e fundit të policisë italiane, e cila sot arriti të kapte 1,5 ton drogë dhe të arrestonte dy skafistë shqiptarë.
Përmes notave të ironisë, Zagani shprehet se tashmë, pas eksperiencës së fituar gjatë kohës kur policinë e drejtonte Saimir Tahiri, eksporti i drogës drejt brigjeve italiane të jetë akoma më i madh.
Ja çfarë shkruan ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani:
Rezultatet e para te rilindjes sipas operacionit "ZERO DROGE" ...!
Meqe ra llafi..sipas informacioneve qe na vijne ketej nga perendimi,Shqipieria po pregatitet per nje prodhim te bollshem si atehere ne modelin alla-Saje.
E pse jo...tashme eksperienca eshte ne maksimumet e mundeshme, dhe liderin e kemi akoma me te forte e drogaxhi se perpara..pra forca çuna edhe nje here si dikure,,,Rilindje e jo fjale.
Natën e shkuar, forcat e rendit të rajonit të Puglias arritën të kapnin pranë Santa Maria di Leuca, pranë Lecces, një skaf me 1,5 ton drogë të llojit marijuanë, ndërsa arrestuan edhe dy skafistë shqiptarë.
Nëse droga do të shitej vlera e saj do të ishte plot 15 milionë euro.