AKTUALITET, 26 Prill 2019, 17:16

Policia dhunon qytetarët shkodranë që protestojnë kundër Ramës

Policia dhunon qytetarët shkodranë që protestojnë


Protestat që e ndjekin pas ngado shkon duket se nuk i pëlqejnë kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi ditë më parë në Fier, edhe sot në Shkodër ai ka përdorur policinë për të dhunuar qytetarët që protestonin.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, të cilët nuk janë lejuar të marrin pjesë në takimin e shefit të qeverisë për të ashtuquajturën bashkëqeverisje.

“Rama dhunon qytetarët në Shkodër. Edi Rama nuk bashkëqeveris dot me qytetarët por me krimin e organizuar. Shikoni si i largon policia me dhunë qytetarët nga takimi i Ramës në Shkodër”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/vid.mp4"][/video]