AKTUALITET, 26 Prill 2019, 17:26

Rama i hoqi gërmat natën, Berisha me thirrje të fortë: 'Qytetarë dilni mbroni me çdo çmim Teatrin Kombëtar’

Rama i hoqi gërmat natën, Berisha me thirrje të fortë:


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në një postim të fundit në profilin e tij në facebook, ndaj shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar që po i bën Rama pas aktit të fundit të mbrëmshëm ku ky institrucion u zhvesh nga gërmat që e identifikonin në hyrjë.

"Horra dhe hiena, EdvinKristaq Urrejtesi dhe Lal Plehu vjedhin naten per te mbushur xhepat germat e emrit te simbolit te kombit Theatrit Kombetar!! Qytetare te Tiranes ju bej thirrje te mbrojme me çdo çmim trashegimine tone kulturore dhe simbolin qe ben krenar çdo shqiptar! Sb”, shkruan Berisha duke u bërë thirrje qytetarëve ta mbrojnë me çdo çmim Teatrin.