AKTUALITET, 26 Prill 2019, 19:01

Nga kërkesat për kryetarët e degëve dhe deri tek bllokimi i rrugëve, çfarë vendosi Basha në mbledhjen e sotme

Nga kërkesat për kryetarët e degëve dhe deri tek bllokimi i


Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Basha me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në vend.

Sipas informacioneve, mbjedhja e sotme, ishte një mbledhje organizative sa I përket vijimësisë së protestave të opozitës.

Lulzim Basha u ka kërkuar angazhim maksimal kryetarëve të degëve, duke krijuar kështu grupe pune të cilët të shkojnë në çdo derë të çdo  qytetari.

Gjithashtu gjatë mbledhjes Basha ka kërkuar masivitet në protestën kombëtare të opozitës, e cila është vendosur të mbahet në datën 11 maj ora 18:00.

Ndërkohë që nga mbledhja ka dal dhe vendimi për protesta çdo ditë.

Referuar burimeve, në çdo qytet ku do të shkojë kryeministri Rama, banorët do t’a presin me protesta duke bllokuar rrugën.

Kujtojmë që diçka e tillë ka ndodhur dhe ditën e sotme në Shkodër gjatë takimit të kryeministrit me banorët.