AKTUALITET, 26 Prill 2019, 16:37

VIDEO/ Brenda ‘kolibes’ që u bë hit në rrjet, asgjë brenda katër mureve të Qendrës Shëndetësore

VIDEO/ Brenda ‘kolibes’ që u bë hit në rrjet,


Kamera e Fax News ka hyrë brenda ambulancës së fshatit Silar në rrethin e Gramshit, e cila u promovua si një ndërtim dhe investim i rëndësishëm për zonën dhe shërbimin mjekësor.

Aty bëhet fjalë për një godinë tejet të vogël me sipërfaqe rreth 20m katror brenda së cilës mund të vendoset vetëm një krevat dhe një komodinë, pavarësisht se Bashkia e reklamoi duke thënë se tashmë banorët e zonës kanë infrastrukturën e duhur për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Brenda katër mureve bosh, edhe tualeti i të ashtuquajturës qendër shëndetësore, nuk ka përfunduar. Projekti ka kushtuar tetë milionë lekë të vjetra.