AKTUALITET, 26 Prill 2019, 18:41

Kriza politike, Rama e merr me gallatë: I thash Lulit merr çdo gjë, përveç meje se jam i martuar

Kriza politike, Rama e merr me gallatë: I thash Lulit merr çdo

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit  “Bashkia që Duam” ka qenë prezent pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, shoqëruar nga deputeti socialist, Ditmir Bushati.

Mes të tjerash, Rama tregoi se çfarë i kërkoi Basha nga marrëveshja e 17 Majit. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.

Keni parë deputetë nëpër pemë ju, ishin në sallë, dolën jashtë. Edhe në sallë vinin si në stallë. Me vezë nëpër xhepa, me gurë, miell. Ca të them, me bojë. Keni parë ju të rrinë njerëzit zbathur në parlament se i kërcasin këpucët nëpër mure.

Tani rrinë aty tek gardhi dhe qahen si i hedhim gaz. Po ça ti bëjmë. Ti hedhim gaz ti bëjëm për të qesh. Tani ai gaz për atë punë është, të qash. Të vijë puna që të lyhen shtyllat me graso që të mos hipi opozita, unë nuk e di.

Ne këtu ishim edhe dy vite më parë dhe dy vite më parë mu fut në çadër Luli. E kisha poshtë penxheres ke puna. Më këndonte himnin. Mblidhte turistët nga Shkodra e kudo, i mbante fjalim. Dhe historia ishte nuk futemi në zgjedhje, si përfundim ne mund të futeshim në zgjedhje vetëm, sepse u dorëzuan të gjithë, vetëm unë nuk u dorëzova duke iu lut Lulit. Ça kam heq duke iu Lulit nuk i jam lut të gjithë njerzëve bashkë në gjithë jetën time dhe në fund mori ça deshi.

Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, OSHEE, Burgje, ALUIZNI, Hipoteka, Zv.kryeministern, unë po iki nga zyra. Dhe unë nuk shkova në zyrë asnjë ditë, nuk rrija dot, dola në mitingje. Merre dhe KQZ, ke shumicën, edhe kryetarin merre. Ça do tjetër Lul merre, aman vetëm mua mos më kërko se jam i martuar, i thashë.