AKTUALITET, 26 Prill 2019, 17:39

Zgjatja e punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, OSBE: Ju inkurajojmë të përmirësoni legjislacionin

Zgjatja e punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, OSBE: Ju


Zyra e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur zgjatjen e punimeve të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. “Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre”, shkruhet në deklaratën e OSBE-së.

OSBE-ja inkurajon Komisionin për përmirësimin e legjislacionit në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, që përkojnë me periudhën pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017. Në të njëjtën kohë, organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë,  i siguron Komisionit gatishmërinë për të mbështetur me asistencë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.