AKTUALITET, 26 Prill 2019, 17:54

Disa vrasje ende pa autorë, Lleshaj përshëndet operacionin e sotëm në Shkodër

Disa vrasje ende pa autorë, Lleshaj përshëndet operacionin e


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përshëndetur aksionin e policisë për arrestimin e dy personave, si bashkëpunëtor në vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan:

“Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë”