AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 23:30

Interi koleksionon fitoren e radhës, zikaltërit të pandalshëm (Video)

Interi koleksionon fitoren e radhës, zikaltërit të

Interi ka koleksionuar mbrëmjen e sotme një tjetër fitore të rëndësishme në Serie A. Në ndeshjen e javës së 11-të, zikaltërit kanë mposhtur me rezultatin 1-2 në transfertë Hellas Veronën.

Borja Valero në minutën e 36’ dhe Ivan Perisic në minutën e 67’, shënuan për fitoren e nëntë të Interit këtë edicion.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Giampaolo Pazzini, në minutën e 59’ të sfidës i cili barazoi përkohësisht rezultatin. Pas kësaj fitore, Interi renditet në vendin e dytë me 29 pikë, 2 më pak se Napoli kryesues.

 

https://youtu.be/ndnjmlVUJsA