AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 22:10

Habilajt bënin trafik droge me ambulancë

Habilajt bënin trafik droge me ambulancë

Një infermiere e cila ka preferuar të mbetet anonime i ka rrëfyer ish-kryeministrit Sali Berisha se grupi i “Habilajve” ka përdorur edhe ambulancat për transport droge.

Sipas Berishës ky aktivitet bëhej me lejen e drejtoreshës së spitalit Brunilda Mersini.

Sipas SMS-së që publikon Berisha ky trafik është drejtuar nga infermieri Armand Kocerri që u arrestua pas aksionit në Babicë ku sekuestruan 4 ton kanabis.

“Kam jetuar 4 vjet ne Vlorë dhe kam qenë në brendësi të spitalit të Vlorës. E di se çfarë bëhet aty. Edhe ambulancat bënin transportin e hashashit për “Habilajt” ku Brunilda ishte në dijeni te plotë për këtë gjë”– thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha.

Statusi i plotë

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“PESH Z berisha bashk me ifermjerin esht dhe dretoresha brunilda mersini jam i sigurt qe edhe Brunilda eshte e perfshire ne kte gje, kam jetuar 4 vjet ne vlore dhe kam qen ne brendesi te spitalit te vlores e di se cfar behet , aty edhe ambulancat benin transportin e hashashit per habilajt ku Brunilda ishte ne dijeni te plote per kte gjene vlor anonim te lutem”