AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 22:25

Fatos Klosi: Kam patur marrëdhënie shumë problematike me Pandeli Majkon

Fatos Klosi: Kam patur marrëdhënie shumë problematike me Pandeli

Ish shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin Opinion mbrëmjen e sotme. Tema e diskutimit ka qenë dorëheqja e Visho Ajazit, dhe Klosi është ftuar për shkak të eksperiencës së tij në drejtimin e këtij institucioni.

Klosi ka rrëfyer mardhëniet e tij me kryeministrat e vendit. Sipas tij, marrëdhënia më e vështirë dhe problematike ka qenë me Pandeli Majkon.

"Kam patur raporte shumë problematike me Pandeli Majkon, por unë kisha Presidentin me vete. Me Ilir Metën kam patur marrëdhënie të mira dhe me Nanon në fillim. Por me Pandin u prishëm shpejtë."

/TPZ.AL/