AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 22:36

Ish-ministri: Dorëheqja e kreut të SHISH ka ndodhur 4 muaj më parë

Ish-ministri: Dorëheqja e kreut të SHISH ka ndodhur 4 muaj më

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, ka theksuar se katër muaj më parë, Visho Ajazi, i ka dorëzuar dorëheqjen Edi Ramës.

Manjani theksoi se Rama e kishte gati një dorëheqje në tavolinën e tij për t’a përdorur kur ti duhet.

Ai tregoi se Ramës kjo dorëheqje i duhej për t’a përdorur sot, për të hequr vëmendjen nga çështja e Tahirit dhe prokuroria.

Sipas tij, Ajazit, i ishte kërkuar të rrinte në detyrë deri në një moment kur t’i kërkohej dorëheqja.