AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 22:38

Deklarata e fortë/ Artan Hoxha: Janë përgjuar Rama, Meta, Basha dhe....

Deklarata e fortë/ Artan Hoxha: Janë përgjuar Rama, Meta, Basha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion, se shërbimi informativ ka përgjuar 25 politikanë të rëndësishëm në vend.

Hoxha theksoi se pas marrëveshjes Meta-Rama, SHISH ka përgjuar nga prilli i 2013 deri në shkurt të 2014 Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Sipas tij, Meta është përgjuar rreth 823 herë, ndërsa Edi Rama 30 herë.

Objekt i përgjimit ka qenë edhe kreu  i opozitës, Lulzim Basha. Gjithashtu edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përgjuar në bisedat që ka bërë me ambasadorin italian dhe grek.

“Politikani i vetëm që nuk është bërë objekt i një përgjimi, është ish-kryeministri Sali Berisha”, tha Hoxha.