AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 21:53

Tahiri: Shitja e makinës "Audi" tek Habilajt, ishte një...

Tahiri: Shitja e makinës "Audi" tek Habilajt, ishte një...

Ish-ministri i rikthehet çështjes së Audit, të cilën ia shiti trafikantëve Habilaj. Duke folur në Top Story, Tahiri pranoi gabimin e shitjes së makinës

“Mund të isha treguar më i kujdesshëm në shitjen e makinës, megjithatë ky është një gabim njerëzor që mua po më kushton. Nëse do ta kisha menduar gjatë në atë kohë nuk do ta bëja. Kam patur detyrimin t’i shpjegoj Kryeministrit në atë kohë vendimet që kam marrë dhe pse kanë ndodhur”, deklaron ai.

"Në makinën time nuk ka udhëtuar asnjë njeri, asnjëherë. N.s.q unë do kisha diçka për të fshehur, ju mendoni se nuk kisha mundësi si Ministër për të mos lënë kurrë gjurmë. Duhet të tregohesha më i kujdesshëm, kur të shisja makinën." - shtoi ish Ministri.

/TPZ.AL/