AKTUALITET, 12 Maj 2018, 23:01

Interi bën “vetëvrasje” në shtëpi, Championsi mbetet një “ëndërr”

Interi bën “vetëvrasje” në shtëpi, Championsi

Interi ka bërë “vetëvrasje” para publikut të shumtë në numër, teksa është mposhtur në shtëpi nga Sasuolo me rezultatin 1-2. U duk një takim i lehtë në letër për skuadrën e Spaletit, pasi miqtë vinin të pa impenjuar në këtë takim, për shkak të pozitave të favorshme në klasifikim, por nuk ka rezultuar kështu.

Golat e Politanos dhe Berardit i shkaktuan humbjen zikatërve, të cilët provuan të rihapnin takimin me Rafinjën, por vetëm kaq. Me një Konsili në super formë, interistët hasën shumë vështirësi në gjetjen e golit, edhe pse prodhuan raste të shumta shënimi.

Shpresat duken të pakta për një vend në Champions, teksa zikatërve iu duhet të kryqëzojnë gishtat për një fitore të Krotones në sfidën e nesërme ndaj Lacioz, për të zhvilluar finalen në ndeshjen e fundit ndaj kryeqytetasve.