AKTUALITET, 12 Maj 2018, 22:55

PAOK-AEK, ndeshja më e çuditshme në historinë e futbollit

PAOK-AEK, ndeshja më e çuditshme në historinë e futbollit

PAOK ka fituar sot Kupën e Greqisë duke mundur në finale AEK-unë, në një ndeshje që do të kujtohet si ndër më të çuditshmet në historinë e futbollit. Gjithçka vinte pas urrejtjes së jashtëzakonshme që lindi dy muaj më parë, kur presidenti i PAOK hyri i armatosur në fushën e lojës në ndeshjen kundër AEK. Një episod i cili falë penaliteteve të ndryshme, i dorëzoi titullin skuadrës nga Athina.

Sot, situata u tensionua shumë para ndeshjes, me përplasje mes dy tifozerive si dhe me policinë, që mundohej të shmangte kaosin. Kjo situatë u përsërit edhe në stadium, ku tifozët sulmuan forcat e rendit një orë para fillimit të sfidës.

Më pas filloi ndeshja ku PAOK krijoi më shumë raste dhe shpërdoroi mundësinë për të kaluar në avantazh me Prijoviç, i cili humbi penallti. Në minutën e 65 Vierinja kaloi në avantazh PAOK, ndërsa në minutën e 80, Mauricio dhe Vranjes u ndëshkuan me të kuq, duke lënë ekipet me nga 10 lojtarë. Me AEK-un në sulm, Pelkas shënoi në kundërsulm golin e rezultatit përfundimtar 2-0.

Futbollisti u desh të luftonte edhe me forcat e rendit që nuk e lejuan të shkonte poshtë tribunës së tifozëve, ndërsa kur u kthye në fushë, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Fernandez Borbalan, i cili kishte ardhur nga Spanja për këtë sfidë shumë delikate.

Çuditë nuk mbaruan këtu, pasi në fundin e ndeshjes, lojtarët e PAOK u shfaqën në intervistat për mediat duke mbajtur në fytyrë maskën e presidentit Ivan Savides, i cili është përjashtuar nga stadiumet e nuk mund të ndiqte nga afër takimin.