AKTUALITET, 12 Maj 2018, 21:37

Masa e sigurisë për Tahirin, reagon Ambasada Amerikane: Një shenjë se kjo çështje do të...

Masa e sigurisë për Tahirin, reagon Ambasada Amerikane: Një
Pas masës së sigurisë “arrest shtëpie" për Saimir Tahirin, ka ardhur dhe reagimi nga Ambasada Amerikane

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata. Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vë në në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.
Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda", thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.