TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas vdekjes së një tjetër minatori në zonën D të Bulqizës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh një nga mbështetësit kryesor të të drejtave të minatorëve, Përparim Spahiu.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Spahiu shprehet se asnjë zyrtar i qeverisë nuk tha një ngushëllim për minatorin që humbi jetën. Madje, Spahiu shtoi se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte atë ditë në Bulqizë kur ndodhi ngjarja e rëndë, por ajo ishte e fokusuar tek propoganda në takimet me qytetarët.
Më poshtë statusi i plotë:
