TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eugent Bushpepa është ngjitur edhe sot në skenën e Eurovizion me këngën “Mall”, ku sërish ka rrëmbyer duartrokitje të shumta nga publiku.
Bushpepa ashtu si në gjysmë finale, ka bërë një performancë të shkëlqyer.
Shqiptari në bazë të shortit të hedhur më herët ka kënduar i 12 në natën finale, ku tashmë mbeten për tu parë dhe dy performancat e dy shqiptarëve të tjerë, por që përfaqësojnë Qipron dhe Italinë.
Ermal Meta dhe Eleni Foureria janë dy këngëtarët që do të këndojnë në fund, pasi në listë ata janë numrat 25 dhe 26.