AKTUALITET, 12 Maj 2018, 20:15

Arrest shtëpie për Samiri Tahirin, reagon menjëherë Edi Rama

Arrest shtëpie për Samiri Tahirin, reagon menjëherë Edi Rama

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të caktuar masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan: “Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike” – e mbyll Rama.