AKTUALITET, 12 Maj 2018, 19:34

“Arrest shtëpie” për Tahirin, cilat janë provat e reja që detyruan Prokurorinë të kërkonte prangosjen e ish-ministrit

“Arrest shtëpie” për Tahirin, cilat janë provat e

Prokuroria për Krimet e Rënda kanë kërkuar sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Pas kërkesës së organit të akuzës. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, për Tahirin.

Mësohet se prokuroria ka treguar gjykatës prova të reja, por sipas informacioneve ende nuk dihet se çfarë provash janë.

Sipas informacioneve mësohet se prova e reja mund të kenë qenë në letër porositë që mund të kenë ardhur nga Greqia dhe Italia.

p>

Edhe pse ka pasur prova shtesë dhe është kërkuar arresti përsëri gjykata ka aprovuar vetëm masën e sigurisë, arrest shtëpie.

Tahiri vetëm para pak ditësh dorëzoi mandatin e deputeti dhe u shpreh se këtë e bënë për respekt të drejtësisë, dhe që hetimet për të vijojnë deri në fund.

Pas kësaj lëvizje nga Tahiri dhe prokuroria ka nisur lëvizjet e saj dhe tre ditë më vonë ka kërkuar arrestimin e tij.