AKTUALITET, 12 Maj 2018, 21:59

Manjani: Përse ju tha pështyma Kryeministrit? Kërkon drejtësi të pavarur nga “diplomatët”

Ish-ministri i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin.

Manjani ka disa pyetje për kryeministrin, mes tyre e pyet se me cilët diplomatë e ka vallë, kur kërkon drejtësi të pavarur?! Manjani thotë se zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme.

STATUSI I MANJANIT
Përse ju tha pështyma Kryeministrit?!
Një arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!
Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?!
Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?! ??
Si u bënë të këqij krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!
Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…
Të presim e të shohim!
Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë!

Manjani fb