AKTUALITET, 12 Maj 2018, 19:07

A ka konflikt interesi ministri Xhafaj me vëllain? Flet avokati i njohur: Nuk ka asnjë

A ka konflikt interesi ministri Xhafaj me vëllain? Flet avokati i njohur:
Avokati i njohur Ardian Visha, ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo javë” në televizionin Neës24, dhe ka thënë se Xhafaj nuk ka asnjë konflikt interesi me vëllain e tij. Më tej Visha tha se nuk duhet të mbaj asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale, për një familjar e tij.

I pyetur nëse ka ndonjë konflikt interesi Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me vëllain i tij, Ardian Visha u përgjigj qartë: Nuk ka asnjë konflikt.

A ka konflikt interesi ministri Xhafaj?

Politika tek ne shfaqet shpesh herë si kalorësi kundër krimit. Për mua ishte si histori e Don Kishotit, për mua ska asnjë shkelje. Ai ligj është miratuar në kohën kur Xhafaj nuk ishte ministër.

A e vë në vështirë nga pjesa morale kjo Xhafajn?

S’më takon mua si mbrojtës ta them. Kam dyshim që koha kur familjarët bëjnë diçka, s’jam partizan që të merremi me motrat dhe vëllezërit, për faktin se i bëri e njëjta mitër. Nëse subjekti ka dhënë prova në shërbim të publikut, duhet të trajtohen të tillë.