TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tpz.al mëson se Presidenti Ilir Meta ndodhet mbrëmjen e sotme, në tribunën e stadiumit "Giuseppe Meazza", për të parë derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit.
Nuk dihet me cilin ekip është tifoz presidenti, por mësohet se ai shoqërohet në stadium nga deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili është tifoz i Interit.
Gjatë paradites së sotme Presidenti Meta, vizitoi Thethin nga ku u raportua se ka ecur në këmbë për rreth 4 orë, nga Thethi në Valbonë. Duket se pas ecjes sportive dhe bisedave me banorët e alpeve, zoti Meta ka preferuar të zhvendoset menjëherë në San Siro, për të parë derbin e Milanos.
TPZ.AL
