Milani nuk fiton prej 7 vitesh në shtëpinë e “kushërinjve”. Një tjetër kuriozitet i këtij derbi lidhet më të dy trajnerët. Spalletti dhe Montella kanë qenë shokë skuadre tek Empoli në përiudhën 1991 – 1993. Më pas Spalletti ka qenë trajner i Montellës, fillimisht tek Empoli në vitin 1994 dhe më pas te Sampdoria në sezonin 1998 – 1999. Hera e fundit e këtij bashkëpunimi trajner-futbollist ka ndodhur te Roma në vitet 2005 – 2009.