SPORT, 14 Tetor 2017, 10:45

Barcelona nuk heq dorë nga Coutinho

Barcelona nuk heq dorë nga Coutinho

Philipe Coutinho vazhdon të mbetet një fiksim për drejtuesit e Barcelonës të cilët do të tentojnë sërish në merkaton e janarit të blejnë nga Liverpooli, kartonin e mesfushorit brazilian.

Sipas gazetës spanjolle Marca për të mbrritur te Coutinho, blaugranat janë gati të privohen nga shërbimet e turkut Arda Turan i cili nuk bën më pjesë në planet e Barçës dhe në këtë sezon nuk ka regjistruar asnjë prezencë me skuadrën katalanase.

Coutinho shikohet si futbollisti ideal për të zëvendësuar Neymarin, e larguar këtë verë drejt Paris Saint Germain-it.