TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mohoi zërat se do të ishte ai negociator për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.
Meta: Gjykata i jep të drejtën presidentit që të drejtojë negociatat, por këtë nuk do ta bëj sepse unë nuk jam ekspert. Por nuk është normale se kjo do të tregonte mungesë besimi.
Meta u pyet për konsultimet me ish presidentët e Shqipërisë, dhe përse ai nuk ishte konsultuar për dhënien e shtetësisë shqiptare të Anastas Janullatos.
Keni pasur konsulta me ish-presidentët për këtë çështje, pse i thirrët?
Po gjithmonë konsultimet janë në të mirë të vendimit që do merret në fund.
Për Janullatus nuk u konsultuat…
Meta: S’ka lidhje me Greqinë ai vendim, por me shërbimet e tij të jashtëzakonshme ndaj Kishës Ortodokse, bashkëjetesës, aktivitetit të tij humanitar.
/TPZ.AL/