AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 16:05

Reshje dëbore edhe në Tiranë (foto)

Reshjet e dëborës tashmë kanë përfshirë të gjithë vendin. Dëbora ka filluar edhe në Tiranë, ku rrallëherë ndodh një gjë e tillë.

Në dy ditët e ardhshme, pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave.

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/02/video-1519746399.mp4"][/video]

PARASHIKIMI I MOTIT  SIPAS "IGJEUM"

——————————————

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/02/VID_20180227_160120.mp4"][/video]