AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 17:15

Borë edhe në Tiranë, Policia Rrugore apel shoferëve: Lëvizni me shpejtësi të kufizuar

Borë edhe në Tiranë, Policia Rrugore apel shoferëve:

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë vendin. Në orët e pasdites së sotme, reshjet kanë nisur me intensitet edhe në Tiranë, duke zbardhur pjesën më të madhe të qytetit.

Ndërkohë reshjet krahas zonave malore, kanë përfshirë edhe ato fushore.

ARRSH dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, te lëvizin me shpejtësi të kufizuar dhe te respektojnë në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

ARRSH bën me dije se "kompanite e mirembajtjes dhe forcat e shtuara te Policise Rrugore jane ne terren per te garantuar nderhyrjen ne kohe sa me te shpejte".