AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 18:08

Tragjedi në Elbasan/ Shkon të identifikojë kufomën e xhaxhait, ndërron jetë edhe nipi

Tragjedi në Elbasan/ Shkon të identifikojë kufomën e

Një tragjedi ka ndodhur sot në Elbasan, pasi në një familje kanë vdekur dy persona.

Sipas informacioneve të policisë 51-vjari R. Osmani ka gjetur vdekjen në dyqanin që kishte nën menaxhim, ndërsa nipi i tij ka shkuar në morg për të identifikuar viktimën por ka gjetur dhe vetë vdekjen.

 

Njoftimet e policisë

R.O. 51 vjeç banues në Elbasan, i punësuar si manaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e pastiçeri, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen shtetasi A.O., 44 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.