TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u pyet për negociatorin e marrëveshjes Shqipëri-Greqi, Artur Meçollari, nëse cënon sigurinë kombëtare.
Meta: Lidhur me çështje e negociatorëve, unë vlerësoj që integriteti i tyre është mjaft i rëndësishëm. Gjykata Kushtetuese kur ka folur per metodologjinë, ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së një metodologjie që bën fjalë për korrektime, të cilat e rrisin sëtepërmi rolin e negociatorëve në këtë marrëveshje. Përsa i takon emrave të caktuar, unë si President jam i detyruar të kërkoj informacione dhe sqarime nga institucionet përkatëse. Nuk kam ndonjë informacion konkrret për Artur Meçollarin, por elementi pozitiv për të është letra që i ka dërguar Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku ai protestonte për mbylljen e çështjes penale për ekipin negociator të 2009./TPZ.AL/