AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 16:31

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt (video)

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt (video)

Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion” Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar më të përdhosur se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në një Tiranë tashmë të mbingarkuar dhe me plot 8 mijë apartamente të pashituara. Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë videos së këtij premtimi dhe e ka krahasuar atë me dredhitë që Veliaj ka përdorur më pas.

Ai filloi të japë leje ndërtimi dhe tha se apartamentet që kishin mbetur pa shitur u shitën prandaj ai u detyrua të japë leje për kulla në qendër.Por ashtu sikurse shihet në videon e fushatës se 2015 ai e kishte parashikuar edhe këtë.

Ai thoshte se Tirana ishte aq e mbingarkuar sa edhe nëse do duhej të zgjerohej kjoduhej bërë drejt periferisë dhe jo më në qendër. Por ai po I jep lejet për kullat pikërisht në endër aty ku dhe pazari është më I madh.

Dhe për këtë ka gjetur justifikimin e dytë qesharak. Duhet të ndërtojmë lart sepse ajër kemi me shumicë ndërsa truall me pakicë. Mos e humbni këtë videomontazh që nxjerr bllof njeriun që kërkoi të mbahet mend si mbjellësh pemësh, por që përfundoi si batakçi betoni…

Lapsi.al