AKTUALITET, 27 Shkurt 2018, 19:13

Ja kush janë tre personat që u plagosën me armë zjarri në Vlorë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar, para pak minutash në Vlorë. Sipas informacioneve parapakrake është qëlluar mbi një makinë pranë kishës ortodokse.

makina vlore

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa raportohet se kanë mbetur tre të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC.

Janë identifikuar dhe të plagosur pranë kishës ortodokse në Vlorë të cilët janë: Elis Ll., Taulant B., Gazmend C.

Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë trajtim mjekësor.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.