TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ato janë ikonat botërore të modës, pavarësisht moshës që kanë.
5 prej tyre, kanë zbuluar disa sekrete kundra plakjes.
Christie Brinkley
Nuk ka rëndësi mosha. Gjëja e parë që duhet të ketë rëndësi, është dielli. "Unë jam rritur në Malibu dhe duke qënë se jam një person që më pëlqen të jem gjatë gjithë kohës jashtë, aplikimi i kremit SPF ka bërë gjithmonë diferencën tek lëkura ime. Nuk duhet të harroni të bëni aplikimin në çdo pjesë. Duke filluar nga fytyra, qafa dhe pjesa më e harruar, dekoloteja.
Molly Sims
Këto fjalë të zgjuara të supermodeles, janë një konfirmim i mëtejshëm se, qafa juaj duhet të jetë prioriteti kryesor kundra plakjes. "Sekretin më të mirë kundra plakjes, unë e kam marrë prej mamasë time. Ajo më mësoi që gjithmonë ta nisja nga ‘jugu në veri’, që do të thotë se asnjëherë nuk duhet ta harrosh qafën".
Linda Evangelista
Modelja tregon se gjithmonë ka përdorur produkte, të cilat kanë ndikuar në zvogëlimin e poreve dhe ndryshimin e tonit të lëkurës.
Elle Macpherson
Kjo modele edhe pse rreth të 50-ave, tregon gjithmonë kujdes për lëkurën e saj. Ajo thotë: “jam 52 vjeçe, por unë asnjëherë nuk vendos shumë make-up. Vetëm nëse më duhet të dal përpara kamerave. Prandaj është shumë e rëndësishme të keni një lëkurë të mirë”.
Cindy Crawford
Ajo ka një kompani të sajën për kujdesin e lëkurës, kundra plakjes. Ndaj është e lehtë të imagjinojmë se sa sekrete mund të ndajë ajo me ne. Cindy gjithmonë përdor krem dielli dhe pastron fytyrën nga make up. Por ajo është edhe një fanse e madhe e vajrave për kujdesin e lëkurës. “Njerëzit gjithmonë kërkojnë një rregullim të shpejtë. Për mua të tregosh kujdes gjatë gjithë kohës, zgjidh më shumë punë. Unë kam filluar të kujdesem për lëkurën time që në moshën 20-vjeçare. Duke punuar fort, duke fjetur mjaftueshëm dhe duke mos pirë cigare. Kjo ka ndikuar shumë në lëkurën time. Ju ndoshta nuk do t’i shikoni rezultatet në një javë, muaj. Por pas një viti e në vazhdimësi. Unë nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 30 vite më parë, unë kam ecur përpara dhe ndihem mirë me veten time”.
