TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I zhduket burri në drejtim të paditur, kërkon ndihmën e policisë. Denoncimi në komisariat është bërë nga bashkëshortja Sh.Ç. 57 vjeçe me banim në Cërrik.
Sipas burimeve të policisë lokale, gruaja ka kallëzuar se bashkëshorti M.Ç 64 vjeç është larguar nga banesa që në datën 28 prill dhe nuk ka lënë asnjë kontakt. Sipas saj nuk dihet asnjë arsye pse ai është larguar nga banesa.
Policia po punon për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.