AKTUALITET, 6 Prill 2018, 10:18

I dënuar në mungesë me 25 vite burg, ekstradohet nga SHBA pas 21 vitesh gjirokastriti

I dënuar në mungesë me 25 vite burg, ekstradohet nga SHBA pas 21

Ishte dënuar me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare dhe prej vitesh jetonte në SHBA. Njoftohet se sot është ekstraduar nga SHBA, një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar

Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.

Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale "Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit".

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi./TPZ.AL