AKTUALITET, 5 Prill 2018, 22:22

Babaramo: Pushteti në duart e një grup njerëzish që fitojnë çdo gjë

Babaramo: Pushteti në duart e një grup njerëzish që

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në “Të Paekspozuarit” ka folur me kritika ndaj qeverisë aktuale dhe mënyrës sesi ka afruar disa oligarkë rreth vetes.

Babaramo: Këtu pushteti është në duart e një grushti njerëz që po fitojnë cdo gjë. Modeli politik dhe ekonomik i Shqipërisë nuk është si një vend evropian, por në rastin më të mirë do ishte një model anadollak, por ngjan si ato republikat Kazakistan, Turkmenistan, sot kemi një grup njerezish që ndajnë paratë e pushtetit.

Babaramo solli edhe një shembull sesi investitorët e huaj e kanë të pamundur për të hyrë në Shqipëri.

Babaramo: Erdhi një kompani dikur këtu për të bërë një port jahtesh, erdhi dhe iku, dhe shkoi në Tivar të Malit të Zi. Në vitet 90’ nis me kompaninë e njohur Samsung, dhe e dëbuan nga Shqipëria. Këtu ne kemi larguar çdo investitor të madh, erdhi dhe pak më parë një tjetër kompani për të ndërtuar Spitalin e Fierit, iku dhe ai, nuk e lanë.

/TPZ.AL/