TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur edhe për mardhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe statusin e tij në facebook, pak kohë më parë, ku i kërkoi Ramës të mos ndërhynte në punët e Kosovës.
Haradinaj është shprehur se ka respekt për kryeministrin e Shqipërisë, por se ka një dallim logjikash, se si gjykohen gjërat në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Unë kam respekt për kryeministrin e Shqipërisë, për Edin, edhe njihemi personalisht, kemi marrëdhëni edhe familjare, ka ardhur dhe kemi shkuar, besoj që të gjitha këto janë besoj korrekt. Ekziston një dallim logjikash pak a shumë mes asaj se si gjykohen temat në Shqipëri, si ato në Kosovë. Unë e kam shumë të vështirë të gjykoj të gjitha temat e brendshme në Shqipëri, se unë zakonisht jam i fokusuar këtu , nuk di ti gjykoj.”
I pyetu nga gazetari Rakipi se çfarë mendon për diskutimin qe bën Rama për punët e Kosovës, Haradinaj u shpresh se kryeministri nuk i ka gjithmonë të qarta ato që ndodhin në Kosovë.
“Ka raste, mendoj, që nuk i ka të qarta ato qe kemi ne”.
Haradinaj deklaroi se ka çështje të rëndësishme në Kosovë për të cilat edhe brenda familjes nuk lejojnë askënd t’i ofendojë, duke i’u referuar kështu komenteve të Ramës për Demarkacionin.
Ylli Rakipi – Për vëzhguesit e kujdeshëm z. Kryeminstër duket që ka patur një përplasje nëse mund ta konsiderojmë të tillë, një farë debati mes jush dhe Ramës, që ka lindur për shkak edhe të demakacionit. Sepse ai ka thënë diçka të tillë, që Ramushi nuk duhet të merret me këto punë.. Është kështu apo…?
Ramush Haradinaj – Varet nga kush merr informatat, edhe ndonjëherë ai gjykon ende pa e ditur substancën. E vërteta është se ne jemi një brez që kemi kaluar nëpër sfidën e sakrificës, deri edhe në jetë, për këto që kemi sot si Kosovë, ne nuk shpikim tema, ne na dhembin temat. I ndjejmë ato tema. Dhe nuk lejojmë askënd qoftë dhe i familjes, me i ofendu….
Ylli Rakipi – Se ai ka ndërhyrë që ju ta zgjidhni demokacionin.
Ramush Haradinaj – Tani e nxjorrët ju. Ai e quajti temë të shpikur.
Ylli Rakipi – Që të flasim të vërtetën. Me tema të mëdha… jo vetëm me ju, por ai merret edhe më gjerë, merret me Vuçiçin, edhe me punët e Serbisë.
Ramush Haradinaj – S’ka lidhje, nuk ka ndonjë gjë të keqe, Kryeministri i Shqipërisë i’a shpjegon çdokujt temat e veta, temat e shqiptarëve, edhe unë flas për shqiptarët Ballkan, ndihem mirë kur flasë.
/TPZ.AL/
Intervista e plotë
https://www.youtube.com/watch?v=LSEPzcZHmJk