TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje te reja pas atentatit me tritol ndaj familjes së 22- vjeçarit të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat.
Shpërthimi me lëndën plasëse ka ndodhur në fshatin Lazarat në orët e para të së enjtes. Lënda e cila dyshohet se ka qenë një sasi prej 200 gramësh tritol, ka shpërthyer në orën 02:30 minuta në portën e dytë hyrëse të banesës së Adem Selimit.
Mësohet se, tritoli është vendosur në momentin kur pjesëtarët e familjes Selimi po flinin. Shpërthimi ka tronditur pjesëtarët e familjes si dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme materiale në banesën dykatëshe.
Ndërkohë që tre pjesëtarët e familjes (Ademi, bashkëshortja dhe djali i vogël) kanë shpëtuar pa dëmtime. Sa i takon dëmeve materiale, ato kanë qenë kryesisht në shembjen e një pjese të tarracës në hyrje të banesës, thyerje xhamash, si dhe dëmtimi i dritareve dhe dyerve të brendshme, shkatërrimi i pajisjeve elektroshtëpiake.
Ka qenë kryefamiljari, Adem Selimi, që ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ndërsa këta të fundit po punojnë për zbardhjen e autorëve.
47-vjeçari Adem Selimi, është i ati i Klodian Selimit, një nga pjesëtarët e grupit prej 11 personash, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, rreth tre vite më parë. 22-vjeçari u arrestua në korrik të vitit 2015, teksa qarkullonte me mjetin në zonën e poshtme të Lazaratit.
Mësohet se, grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja e ndodhur, pikërisht tre vite më parë, dyshohet të ketë lidhje me atentatin me tritol në shtëpinë e familjes së Klodian Selimit.
Nga ana tjetër, mësohet se i ati i 22-vjeçarit, Adem Selimi, nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedentë penalë. 47-vjeçari njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat. Selimi nuk ka pranuar të rrëfejë ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Nga hetimet paraprake mësohet se, lënda plasëse ka qenë në sasinë e 200 gramëve tritol. Shpërthimi kishte krijuar një krater të thellë në hyrje të banesës dhe me diametër gati 100 cm.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë që kanë filmuar lëvizjet gjatë natës në fshatin Lazarat, për të parë nëse ka pasur diçka të dyshimtë.
Klodian Selimi, djali i Adem Selimit, është dënuar 13 vjet burg. Ai është një nga të pandehurit që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.
Informacion Paraprak
Rreth orës 02:35, njoftohemi se në banesën e shtetasit A.S, në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.